Aktualitet

Përfundon operacioni/ Arrestohen 3 shqiptar në Itali, mes tyre nënë e bir, policia sekuestron 2 kg kokainë dhe 68 mijë eur

26 Qershor 2020, 16:33 Nga DOSJA
Përfundon operacioni/ Arrestohen 3 shqiptar në Itali, mes tyre

ITALI– Policia italiane  ditën e  sotme pas përfundimit të një operacioni antidrogë ka arrestuar tre persona me origjinë shqiptare ndërkohë ka sekuestruar dhe 2 kg kokainë  dhe 68 mijë euro. Mediat vendase, kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë një djalë në  moshën  24-vjeçare, nëna e tij dhe një 31-vjeçar të gjithë banues në Gualdo Tadino.

Hetimet për personat që tashmë janë në pranga kanë nisur pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prangosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër, ndërkohë 24-vjeçari është ndaluar nga autoritetet pasi ky i fundit shaqur dyshime duke qenë se kishte kryer shkëmbime zarfesh me një person tjetër.

Mësohet se ata tashmë po mbahen në burgun “Capanne” dhe pritet të marrin dënimin nga gjykata vednase.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqipaterte ne itali shqipaterte ne itali

Sondazh

Poll