Aktualitet

Lihet në burg Eduart Lamaj, atentatori i Laçit nga Trauma: Jam penduar, nuk doja të vrisja Bujarin dhe Paulinin, qëllimi im

26 Qershor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Lihet në burg Eduart Lamaj, atentatori i Laçit nga Trauma: Jam

TIRANË– Eduart Lamaj, i akuzuari si atentatori i Laçit që vrau dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj është lënë në burg. Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore që për shkak të situatës shëndetësore të Lamajt, u mbajt në spitalin e Traumës.

Mësohet se gjatë seancës, Lamaj ka shprehur pendesë për krimin e kryer dhe ka shtuar se qëllimi i tij ka qenë të shkatërronte biznesin dhe jo të vriste Likën e Markajn.

Jam penduar, nuk doja t’i vrisja. Qëllimi im ishte të shkatërroja biznesin,”– mësohet të ketë thënë Lamaj.

Eduart Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit ka pranuar autorësinë e krimit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn.

Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj vritet biznesmeni bujar lika bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Qershor 2020, 13:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, është shprehur sot se po punohet për të plotësuar dhe një tjetër kërkesë...