Sport

Milani barazon me Udienezen, rrezikohet zona Champions për kuqezintjë

2 Prill 2019, 19:20 Nga DOSJA
Milani barazon me Udienezen, rrezikohet zona Champions për kuqezintjë

Është ndeshja e tretë në të cilën Milani nuk arrin të gjejë fitoren, ndërsa sot arritën vetëm barazimin në “San Siro” kundër Udinezes, rezultat ky që komplikon rrugëtimin për një vend në zonën Champions.

Gattuso ndryshoi skemën e lojës për këtë sfidë, duke luajtur me Cutronen dhe Piatek në majë të sulmit dhe brazilianin Paqueta pas tyre, ndërsa në stol kishin përfunduar Suso dhe Rodriguez.

Megjithatë që në fillim u duk se nuk do të ishte një mbrëmje aspak e mirë për kuqezinjtë, pasi në minutën e 12’ u dëmtua Donnarumma, i cili u zëvendësua nga Reina, ndërsa në të 41-tën ishte braziliani Paqueta që nuk mund të vijonte më dhe i la vendin Castillejos.

Por pavarësisht këtyre problemeve, një veprim i bukur i Cutrones në anësore dhe krosimi më pas në zonë për Piatek, bëri që Milani të kalojë në avantazh, ndërsa sulmuesi polak të rikthehet te goli që i mungonte prej dy ndeshjesh.

Momenti më vendimtar i ndeshjes ishte në minutën e 65-të, kur kuqezinjtë ishin shumë pranë dyfishimit të avantazhit, por ndërhyrja e portierit të Udineses shpëtoi portën e friulianëve, të cilët nisën një kundërsulm të shpejtë me 3 pasime dhe barazuan me golin e shënuar nga Lasagna.

Minutat në vijim sollën disa mundësi shënimi për Milanin, por të besuarit e Gattusos nuk ia dolën të thyejnë më prapavijën bardhezi dhe u detyruan të pranojnë vetëm një pikë, në një sfidë ku duhej të bënin shumë më tepër se kaq.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ac milan udinese piatek seria a ac milan udinese piatek seria a

Sondazh

Poll