Aktualitet

Kërkojnë pagën e luftës, punonjëset e fasonerisë në Berat në protestë, shpërndahen nga policia

26 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Kërkojnë pagën e luftës, punonjëset e fasonerisë

BERAT– Punonjësit e një fasonerie në Berat janë ngritur ditën e sotme në protestë për pagën e luftës. Mësohet se 40 prej tyre nuk e kanë marrë ende pagën e luftës.

Të gjithë punonjësit e kanë marrë pagën e luftës, përveç 40 prej tyre. Këto të fundit shprehen se emri u ka dalë në sistem por nuk i kanë marrë paratë. Kompania ndërkohë u ka thënë se aplikimi është dy ditë me vonesë.

Më ka dalë emri në sistem dhe nuk e kam marrë akoma“, tha njëra prej tyre.

Policia ndërkohë, ka vepruar njësoj si me protestën e Shoqatës së Transportit dhe të banorëve të Zall-Gjoçajt, duke shpërndarë protestuesit. Punonjëset ndërkohë edhe pse nuk e kanë marrë pagën e luftës janë rikthyer në punë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet paga e luftes punetoret e fasonerise ne berat ne proteste paga e luftes punetoret e fasonerise ne berat ne proteste

Sondazh

Poll