Aktualitet

Koronavirusi në Berat, gruaja infektoi gjithë familjen, dalin rezultatet për 87 kolegët e fasonerisë

26 Qershor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Koronavirusi në Berat, gruaja infektoi gjithë familjen, dalin

BERAT- Një grua e infektuar dje me COVID-19 ka alarmuar jo pak Institutin e Shëndetit Publik për shkak të kontakteve të shumta që ka patur. Gruaja 45-vjeçare, punonjëse në një fasoneri ka rezultuar me COVID-19, ndërsa kishte arritur që të infektonte edhe 4 anëtarë të familjes së saj.

Burri 53 vjeç, e bija 19 vjeçe, vjehrra dhe vjehrri rezultuan pozitivë ndërsa për fat të mirë, kolegët e saj në fasoneri kanë dalë të gjithë negativë. 87 tamponët e marrë nga ISHP kanë dalë të gjithë negativë.

Alarmi vjen në një kohë kur numri i viktimave të COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 51, ku vetëm gjatë orëve të fundit ka patur 2 viktima në spitalin Infektiv.

Edhe numri i personave të shtruar në spital është i lartë, me 87 pacientë, ku 15 prej tyre janë në terapi intesive, ndërsa numri i rasteve të reja, ngelet i lartë, me 77 të prekur.

(F.g/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne berat koronavirusi ne shqiperi fasoneria ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll