Në lidhje prej 2 vitesh! Si e dorëzoi e dashura në mëshirë të atentatorëve Hekuran Billën, Mali e Marku e ndiqnin 26-vje
26 Qershor 2020, 10:20Nga DOSJA
TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga atentati ndaj Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Fijet po lidhen me njëra-tjetrën duke zbuluar të gjithë dinamikën e natës së 11 qershorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 26-vjeçarja Adjola Lakra ka qënë në një lidhje prej më shumë se 2 vitesh me Billën.
E reja nga Berati, dyshohet se kohët e fundit ishte vënë në kontakt edhe me dy personat, të cilët do të ktheheshin në të dyshuarit kryesore për vrasjen e biznesmenit Billa. Policia dyshon se ajo, e udhëzuar nga Sebastian Mali dhe nga Viktor Marku, ka nxjerrë në pritë të dashurin e saj.
Dyshohet se kur ka marrë vesh se Billa ishte kthyer në Tiranë, ajo e ka telefonuar dhe i ka takuar një takim në zonën e Komunës së Parisit, pranë shtëpisë së motrës së tij, aty ku edhe po e prisnin vrasësit.
Telefonata e saj është zbuluar nga tabulatet telefonike, dhe që prej ditës së vrasjes ajo është mbajtur nën vëzhgim nga Policia për t’u arrestuar sot, në bashkëpunim me “blutë” e Beratit.
KËRCËNIM APO BASHKËPUNIM?
Mbetet ende e paqartë se si ka rënë në kontakt Lakra me Malin dhe Markun. Dyshohet se ajo është detyruar nga dy të fundit që të nxjerrë në pritë të dashurin e saj. Duke qënë se Mali dhe Marku, e ndiqnin prej kohësh Billën kishin zbuluar edhe lidhjen e tij me 26-vjeçaren. Duke kuptuar afërsinë e saj me Billën, ata kanë nisur që ta ndjekin edhe të renë, duke e kërcënuar që t’u nxirrte në pritë të dashurin e saj. Dhe ashtu ndodhi…
Telefona solli që Hekuran Billa të ekzekutohej më 11 qershor pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Në orën 21:48 të së enjtes, biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është Viktor Marku. Ky i fundit u arrestua në Malin e Zi dhe u soll në Shqipëri, pas prangosjes së nipit të tij, Sebastian Mali.
Marku u mbrojt disa ditë më parë në gjykatë duke thënë se në momentin e vrasjes ndodhej në Mal të Zi. Por një dëshmitar pretendon se Marku ka qënë në Shqipëri ditën e vrasjes së Billës, pasi i ka dhënë makinën që u përdor në atentat më qira.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e “Doganës”, ku edhe do të shembë shtëpinë e Nexhmije Hoxhës, gruas së nd...
TIRANË -Institucioni i Avokatit të Popullit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë, që të nisë testimet masive për COVID-19. AP ka konstatuar se testimi n...
SHQIPËRI- Shqipëria shënoi regresin më të madh në rajon në perceptimin e korrupsionit në vitin 2020 në raport me vendet fqinjë. Barometri i Ballkanit i kët...
TIRANË– Adjola Lakra, 26 vjeç, është vënë në pranga pasi akuzohet të jetë një nga bashkëpunëtoret e Viktor Markut në ekzekutimin e Hekuran Billës, m...
FIER-Së fundmi janë konfirmuar 2 raste të reja me COVID-19 në Fier dhe 1 rast i ri në Roskovec. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 i ri i ardhur nga Anglia,...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje sipërmarrjeve turistike dhe pushuesve që gjatë sezonit turistik të zbatojnë masat anti...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sërish online paraditen e sotme për të miratuar emërime të reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë të infektuar me COVID-19, të cilët merrnin mjekim në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë...
SHQIPËRI- 2 viktima përgjatë orëve të fundit në spitalin Infektiv në Tiranë për shkak të COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, njofton se viktimat janë dy pa...