Aktualitet

Apeli rrëzon DËNIMIN/ Tahiri do të rigjykohet në shkallën e parë, ish-ministri rinis betejën me drejtësinë: Jam pa faj!

26 Qershor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Apeli rrëzon DËNIMIN/ Tahiri do të rigjykohet në

TIRANË- Ka ndryshuar rrjedha e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ndryshe nga sa pritej sot, që ish-ministri të njihej me vendimin pro ose kundër tij, trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka vendosur të rikthejë për gjykim çështjen. Ish-ministri rikthehet sot në pikën zero, në Shkallën e Parë.

Me këtë vendim, Tahiri do të rigjykohet sërish nga një tjetër trupë gjykuese. Vendimi i vitit të shkuar ku Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove është nul tashmë dhe ai rimerr statusin e të pandehurit përballë drejtësisë.

Si e arsyetoi Gjykata?

Në zbardhjen paraprake, trupa gjykuese tha se nuk ka asnjë provë për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për të cilën e dënoi gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Kështu bie dënimi me 3 vite shërbim prove dhe ai do të gjykohet nga e para për tre veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Pas dhënies së vendimit nga GJKKO, Tahiri doli para mediave të mbledhura para ambienteve të gjykatës. Fillimisht ish-ministri u shpreh se i kishin bërë një padrejtësi dhe se do të luftonte sërish për të drejtën e tij, kësaj herë duke mos e pranuar procesin e shkurtuar. Ndër të tjera, ai foli edhe për punën e tij si ministër i Brendshëm duke u kthyer përgjigje edhe “kunjave” të kryeministrit Edi Rama. Pavarësisht këmbënguljeve të gazetarëve, Tahiri nuk pranoi që të fliste me emra, për të përmendur ata që sipas tij po i zvarrisin procesin gjyqësor.   

GJKKO dha vendimin për Tahirin pas shtyrjes së seancës së dy ditëve më parë, për shkak të ndryshimit të gjyqtarit. Dhimitër Lara zëvendësoi Nure Drenin, e cila u “dogj” nga Vettingu, ndërsa në seancën e datës 24, gjyqtari Lara kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”.  Në shtator të vitit të shkuar, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tashmë pritet që beteja të nisë prapë nga e para. 

(F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi i dyte i saimir tahirit gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri gjyqi i dyte i saimir tahirit gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri

Sondazh

Poll