Bota

“Kanë ndodhur krime të tmerrshme”, Aktakuza ndaj Thaçit/ Vuçiç: Serbia duhet të tregojë përmbajtje

26 Qershor 2020, 11:23 Nga DOSJA
“Kanë ndodhur krime të tmerrshme”, Aktakuza ndaj

SERBI– Ditën e sotme, teksa kanë kaluar dy ditë nga publikimi i aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për këtë çështje ku thotë se  Serbia duhet të tregojë përmbajtje, pasi sipas tij serbët e dinë se kanë ndodhur krime të tmerrshme gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm.”– është shprehur Vuçiç  para mediave në Bruksel.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic hashim thaçi nën akuze aleksander vucic hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll