Bota

Akuzohet për krime lufte, reagon për herë të parë Hashim Thaçi, jep MESAZHIN shqip e anglisht

26 Qershor 2020, 08:54 Nga DOSJA
Akuzohet për krime lufte, reagon për herë të parë

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas aktakuzave të ngritura ndaj tij dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Thaçi, ditën e djeshme, ndryshoi foton në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Por kreu i shtetit i është rikthyer postimit të tij, duke dhënë edhe një mesazh shqip e anglisht duke i dalë në mbrojtje “UÇK-së”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! Nobody can rewrite the history of Kosova!,”-shkruan ai në shqip e në anglisht. 

Disa ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u përballën me akuzat se kanë kryer “rreth 100” krime gjatë luftës së Kosovës. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaçi nën akuze kosove hashim thaci hashim thaçi nën akuze kosove

Sondazh

Poll