Bota

Carl Bildt: Hashim Thaçi mund të arrestohet, gjyqi do të zgjasë disa vite… politika e Kosovës do të trazohet

26 Qershor 2020, 11:09 Nga DOSJA
Carl Bildt: Hashim Thaçi mund të arrestohet, gjyqi do të

KOSOVË– Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt ditën e sotme ka deklaruar se nëse aktakuza ndaj Hashim Thaçit konfirmohet, atëherë  presidenti i Kosovës do të arrestohet.

Përmes një prononcimi për mediat suedeze, Bildt shprehet se kjo ngjarje do të trazojë për një kohë të gjatë politikën në Kosovë, pavarësisht se prej dy ditësh që prej lajmit të aktakuzës shumë zyrtarë në Kosovë madje edhe qytetarë e kanë mbështetur Thaçin.

‘Nëse aktakuza konfirmohet, presidentit do të shkojë në Hagë dhe do të përballet me një gjykim të gjatë e të komplikuar ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë problem i madh. Gjyqi do të zgjasë disa vjet dhe presidenti mund të arrestohet. Dhe pa dyshim, kjo do të trazojë politikën e Kosovës.”- tha Bildt.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

Burimi:  B92 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni carl bildt hashim thaci nen carl bildt hashim thaci nen

Sondazh

Poll