Bota

Aktakuza për krime lufte ndaj të atit/ Djali i Thaçit reagon me një foto, thekson me krenari logon e UÇK-së

26 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Aktakuza për krime lufte ndaj të atit/ Djali i Thaçit reagon me

KOSOVË– Aktakuza për krime lufte në Kosovë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shkaktuar shumë reagime dhe ka krijuar një situatë të tensionuar në aktualitetin politik. Megjithatë teksa kanë kaluar dy ditë nga publikimi  i aktakuzës, qytetarët e Kosovës kanë dalë në mbrojtje të Thaçit duke u shprehur se akuza është e pabazë.

Ndërkohë sëfundmi djali i Presidentit Thaçi përmes një postimi  në rrjetin social, Instagram ka reaguar përmes një fotoje të të atit të tij i veshur me uniformën e UÇK-së.

Në këtë foto që Endriti ka publikuar në Instagram, shihet që krah Thaçit është edhe  Kadri Veseli,  të dy të veshur me uniformën e ushtrisë, ndërsa në postim djali i Presidentit ka theksuar në qendër të fotos emblemën e UÇK-së.

Kujtojmë se edhe vet Presidenti Thaçi dje reagoi në Facebook duke vendosur foton e UÇK-së, ndërsa ditën e sotme po të njëjtën foto të UÇK, ai  e publikoi në profilin e tij në Facebook.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni endrit thaci hashim thaçi nën akuze endrit thaci hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll