Bota

“Hap pozitiv drejt pajtimit”, Peter Beyer: Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit nuk ulin vlerat e UÇK-së

26 Qershor 2020, 08:54 Nga DOSJA
“Hap pozitiv drejt pajtimit”, Peter Beyer: Akuzat ndaj Thaçit

KOSOVË– Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të  Kosovës Hashim Thaçi ka shkaktuar reagime të shumta, por sëfundmi këtë çështje mjaft delikate e ka komentuar edhe raportuesi për Kosovën në Bundestagun gjerman dhe në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, i cili është shprehur për krerët e UÇK-së se po  bëjnë një  hap pozitiv drejt pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndër të tjera deputeti gjerman deklaroi se Prokuroria Speciale nuk akuzon UÇK-në, por disa nga individët, ndërsa i bën thirrje Kosovës të mbështesë Gjykatën Speciale në Hagë.

“Të gjithë duhet ta shohin qartë se nuk është UÇK-ja që është në bankën e të akuzuarve, por individë që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Meritat e  UÇK-së janë të padiskutueshme.”- u shpreh ai.

Më tej ai theksoi se zhvillimi aktual duhet parë si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi sipas tij vendi është në rrugën e shtetit kushtetues funksional.

 “Ky zhvillim aktual duhet të shihet si një shenjë pozitive nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është në rrugën e shtetit kushtetues funksional. Pajtimi është një element shumë i rëndësishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës.”- ka thënë Beyer.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

Burimi: b92

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze peter beyer hashim thaçi nën akuze peter beyer

Sondazh

Poll