Bota

Numri i pacientëve me COVID-19 mund të ketë arritur në 20 milionë në SHBA

26 Qershor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Numri i pacientëve me COVID-19 mund të ketë arritur në 20

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Me mbi 2 milionë njerëz të infektuar dhe 126 mijë viktima nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. Këto të dhëna janë të publikuar sëfundmi sipas vlerësimit të fundit nga zyrtarët shëndetësorë.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve thonë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar. Sipas Universitetit të Uashingtonit thuhet që numri i viktimave në SHBA mund të  arrijë deri në 180,000 deri në tetor, ose në 146,000 nëse amerikanët zbatojnë rregullat.

“Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë.”– është shprehur Robert Redfield.

Ndër të tjera ai u shpreh se 5-8 %  e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart. Këto deklarata  vijnë pasi në Teksas është anuluar rihapja e ekonomisë, pasi numri i të infektuarve dhe i të shtruarëve në spitale është rritur ndjeshëm.

Ndërkohë javët e fundit rastet e reja janë shtuar ndjeshëm në shumë shtete, duke ngjallur sërish shqetësimin e një vale të dytë të pandemisë.

Burimi: abc13

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba robert redfield koronavirusi ne shba robert redfield

Sondazh

Poll