Bota

Anuloi udhëtimin në SHBA/ Thaçi mbetet në Austri, nuk ka fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës

26 Qershor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Anuloi udhëtimin në SHBA/ Thaçi mbetet në Austri, nuk ka

AUSTRI– Pas anulimit të udhëtimit për në SHBA, për shkak se Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për krimet e luftës në Kosovë ndaj tij, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka arritur të kthehet ditën e djeshme në Kosovë nga Austria.

Sipas TopChannel ndërprerja e udhëtimin për në Kosovë nga Austria ka ndodhur për shkak se aeroporti Adem Jashari në Prishtinë është i mbullur për shkak të pandemisë, prandaj  nuk ka informacion për mbërritjen e Thaçit.

Kujtojmë se takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ftesë të të dërguarit të  Trump, Richard Grenell nuk do të zhvillohet. Përveç Presidentit Thaçi edhe Kryeministri Hoti e ka anuluar takimin në Uashington.

Dy ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaçi nën akuze hashim thaci hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll