Aktualitet

4 orë zjarr në Vlorë, digjen 5 hektarë me shkurre, rrezikohet baza ushtarake e Pashalimanit (VD)

3 Prill 2019, 13:01 Nga DOSJA
4 orë zjarr në Vlorë, digjen 5 hektarë me shkurre,

VLORË– Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme zonën e Orikumit të Vlorës, nga i cili janë rrezikuar disa lokale si dhe baza ushtarake e Pashalimanit. Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në afërsi të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza.

Dosja.al mëson se në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse, me 20 punonjës dhe prej 4 orësh po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll, të cilat dogjën sipërfaqe të shumta me shkurre dhe kallamishte.

Dyshohet së kjo zjarrvënie mund të jetë e qëllimshme.

Ndërkohe shefi i zjarrfikses në Vlorë u ka bërë thirrje të gjithë atyre pronarëve të tokave dhe biznesmenëve, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre aty të marrin masa për pastrimin e terroterit. Ai thekson gjithashtu edhe shmangien e vatrave të zjarreve, me qëllim mosrrezikimin e objekteve përreth.

Kohët e fundit, rënia e zjarreve është kthyer në një shqetësim dhe dyshohet se barinjtë ose banorët djegin shkurret për te përfituar tokat. Por shumë shpesh nga një vatër e  vogël, zjarret janë përhapur për shakk të erës dhe kanë dalë jashtë kontrrollit duke rrezikuar banesa dhe lokale.

(b.b/ f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet baza ushtarake e pashalimanit orikum vlore zjarr ne orikum zjarri rrezikon disa lokale baza ushtarake e pashalimanit orikum vlore zjarr ne orikum zjarri rrezikon disa lokale

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...