900 punonjës të RTSH pa rroga… drejtori Thoma Gëllçi asnjë sqarim për vonesën
Rreth 900 punonjës të Radio Televizionit Publik ende nuk kanë marrë rrogat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit nuk kanë marrë rrogë megjithëse data...
SHKODËR– Gjykata e Apelit të Shkodrës ka ndryshuar masën për 6 të arrestuarit si pjesë e grupit të ‘fajdexhinjve’ nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për 6 të tjerët u la sërish aktive masa “arrest me burg”.
Vendimi u mor gjatë seancës së sotme, një ditë pasi 12 personat e arrestuar në kuadër të operacionit që policia zhvilloi më datë 14 mars në Shkodër. Dosja.al mëson se nën masën “detyrim paraqitjeje” do të hetohen: Adri Bala, Marjan Bregu, Vinko Nikprelaj, Eduard Fusha, Elidon Qerimaj dhe Naim Ahmetaj.
Ndërsa Byrhan Alija, Edi Memcaj, Artan Dragani, Lul Sylja, Pashko Vuksanlekaj dhe ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli do të qëndrojnë në burg.
Vendimi i Gjykatës së Apelit
Byrhan Alija 61-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Edi Memcaj 33-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Artan Dragani 39-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Lul Sylja 48-vjec nga Shkodra- Arrest me burg me afat 60 dite
Ilir Sokoli (ish-drejtori i Patentave) Shkodër-Arrest me burg
Pashko Vuksanlekaj 54-vjec nga Shkodra-Arrest me burg
Adri Bala 22-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Marjan Bregu 31-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Vinko Nikprelaj 37-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Eduard Fusha 38-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Elidon Qerimaj 41-vjec nga Shkodra-Detyrim paraqitje
Naim Ahmetaj 52-vjec nga Puka- Detyrim paraqitje
Policia e Shkodrës zbuloi skemën e fajdeve që u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani më 14 mars. Ky i fundit bëri një denoncim kundrejt 22 personave për një skemë fajdesh me përqindje të larta. Sipas ish-prefektit, autorët u kishin dhënë para me fajde ndaj dy djemve te tij, Elton dhe Robert Radovanit dhe më pas telefononin ish-prefektin duke kërkuar kthimin e shumës së dhënë me një përqindje mjaft të lartë, konkretisht 23% në javë.
Sipas ish-prefektit disa persona të tjerë, luanin edhe rolin e garantit duke përfituar përqindje gjithashtu.
Në rastin e mospagimit të shumës së dhënë, personat e denoncuar, telefononin borxhlinjtë dhe kërkonin që si shkëmbim të vendosnin prona, shtëpi ose toka të ndryshme në emër të tyre.
Të përfshirë në këtë grup rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër, Ilir Sokoli. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro.
Dy djemtë e ish-prefektit Radovani janë larguar jashtë Shqipërisë dhe askush nuk e di se ku ndodhen.
Ata u vunë nën hetim për mashtrim, pasi grupi i të arrestuarve, pretendojnë se e gjithë kjo histori është sajuar nga ish-prefeti. Në dëshminë e tyre (Lexo këtu) ata theksuan se u kanë dhënë borxhe, Eltonit dhe Robertit në kuadër të miqësisë që kishin dhe jo me përqindje, ashtu siç është pretenduar nga pala tjetër.
Më 26 mars, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër dha masën ‘arrest me burg’ në mungesë për Elton dhe Robert Radovanin, kurse për ish-prefektin vendosi masën “detyrim paraqitjeje”, me kushtin që të mos largohëej jashtë vendit.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Rreth 900 punonjës të Radio Televizionit Publik ende nuk kanë marrë rrogat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit nuk kanë marrë rrogë megjithëse data...
Një ditë pasi u raportua se 23 milionë euro u kapën në aeroport në Paris, ka ardhur reagimi edhe nga autoritetet franceze. Ministria e Brendshme e Francës sqaro...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeminsitri Erion Braçe kanë zhvilluar sot një mbledhje me drejtuesit e rinj të tatimeve dhe doganave. Sipas i...
GREQI- Hetimi për vrasjen e avokatit grek Michalis Zafiropoulos në tetor të 2017 -ës, ka çuar në zbulimin e porositësit të kësaj vrasjeje që tronditi mba...
Fermerët e Lushnjes kanë dalë sërish sot në protestë pasi nuk iu shiten prodhimet e tyre. Në shenjë revolte ata kanë derdhur qumështin në rrugë dhe kanë akuzua...
KORÇË– Të paktën 7 persona janë proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohen si autorë të zjarrvënieve në pyje dhe kullota, si dhe të ndotjes së ...
Pas lajmit se Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi me short trupën gjykuese që do të hetojë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar edhe Dritan Zagani...
TIRANË– Gazetari Lazion Cini, i cili ishte denoncuar si i zhdukur prej një jave ka mundur të lidhet me familjen e tij. (Lexo këtu)Familjarët e 30-vje&cced...
Tiranë- Një ditë më parë Blerina Gjylameti u hoq nga drejtimi i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore.Në fjalën e saj sot në parlament...
TIRANË- Protesta e opozitës është pasuruar ditën e sotme me disa incidente të cilat nuk ishin parë më herët në protestat e tjera. Incidenti i parë nisi me ...