Aktualitet

Kush është kryepolici i emëruar në Gjirokastër Perlat Vatoci? Tropojani që kaloi semaforin me të kuq… Tahiri i publikoi

3 Prill 2019, 16:45 Nga DOSJA
Kush është kryepolici i emëruar në Gjirokastër Perlat

TIRANË- Perlat Vatoci është emëruar si drejtor i Policisë së Gjirokastrës duke zëvendësuar në këtë post Koço Dafën.

Vatoci, 42-vjeç i lindur në Tropojë, ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, ndërsa para se të emërohej në Gjirokastër, ka shërbyer si Drejtori i Policisë në qarkun e Kukësit. Gjatë kësaj kohe ai u plagos në krye të detyrë në protestën e zhvilluar për tarifën e “Rrugës së Kombit”.

Por Vatoci njihet edhe nga një video e publikuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kohë kur ai shërbente si Drejtor Policie në Qarkun e Dibrës. Një qytetar i kishte dërguar asokohe Tahirit një video ku Vatoci shkelte rregullat e qarkullimit rrugor, duke kaluar me semafor të kuq.

“Falënderoj qytetarin që solli këtë video. Ndaj punonjësit të policisë u mor masa administrative për shkeljen”,- shkruante Tahiri, duke publikuar edhe fletën e gjobës ndaj Vatocit, ndërsa sot ai emërohet Drejtor në Policinë e Gjirokastrës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perlat vatoci saimir tahiri tahiri publikon videon e vatocit vatoci drejtor i policisë gjirokastër perlat vatoci saimir tahiri tahiri publikon videon e vatocit vatoci drejtor i policisë gjirokastër

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2019, 15:56

Detit i del pronari

Kështu e quajti emisionin e tij “Ajzberg” gazetari investigativ,Artur Çani. Fabula ishte e thjeshtë. Në ca zona janë krijuar toka nga mbushja me inerte p...