Aktualitet

Socialistët “furtunë” në Dogana e Tatime, shkarkohen e dorëhiqen drejtuesit rajonalë

3 Prill 2019, 13:51 Nga DOSJA
Socialistët “furtunë” në Dogana e Tatime, shkarkohen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeminsitri Erion Braçe kanë zhvilluar sot një mbledhje me drejtuesit e rinj të tatimeve dhe doganave. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mbledhja ka qenë e tensionuar dhe ka sjell reformimin e të gjithë administratës.

Të njëjtat burime u shprehën se në këtë të mbledhje ka qenë dhe ministrja e Financave, Anila Denaj. Në këtë mbledhje mësohet se janë caktuar prioritete të Doganave dhe Tatimeve, ku dy drejtorëve u është vendosur një afat 1 mujor.

Porositë e ekzekutivit duket se kanë qenë të prera për drejtuesit rajonale të Tatimeve e Doganeve dhe nëse objektivat nuk realizohen do të ketë shkarkime. Sakaq në mbledhje mësohet se është shkarkuar drejtori i Hetimor tatimor si edhe disa drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr nëndrejtorët rajonalë në Tatime e Dogana.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion brace edi rama erion brace

Sondazh

Poll