Aktualitet

Mbyti me duar bashkëshorten 2 vite më parë, gjykata dënon me 35 vite burg Namik Velajn

3 Prill 2019, 14:07 Nga DOSJA
Mbyti me duar bashkëshorten 2 vite më parë, gjykata dënon me

TIRANË- Gjykata për Krimet e Rënda ka dënuar me 35 vite burg, Namik Velajn, i cili dy vite më parë vrau bashkëshorten e tij.

Gjykata e ka konstatuar atë si fajtor të kësaj vrasje, ndërsa fajtor u deklarua edhe mjeku Ilir Tanku, për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Velajn, ndësa është shprehur se Velaj është autor i vrasjes së bashkësortes së tij në banesë, duke i bllokuar rrugët e frymëmarjes. Ky krim është zbuluar vetëm një vit pas ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Verke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun. Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.

Ky i fundit, në shkelje të ligjit, ka përcaktuar se shkak i vdekjes së të moshuarës ka qenë hipertensioni, duke e trajtuar si vdekje natyrale. Në këto kushte, Namik Velaj ka nisur të zhdukë provat për krimin e kryer duke organizuar vetë ceremoninë mortore.

Ai i ka vendosur viktimës një shall rreth qafës në mënyrë që të zhdukte shenjat e dhunës në qafën e saj. Një ditë më pas, gjatë ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë kërkuar që të lëvizin trupin dhe ta shohin, por Namik Velaj ka kundërshtuar. Ai u ka kërkuar atyre që të mos ia hiqnin shallin trupit të viktimës, pasi e kishte amanet nga vajza, e cila kishte ndërruar jetë një vit para ngjarjes.

Përkundër insistimit të Velajt, familjarët e viktimës kanë insistuar dhe kanë mundur që t’ia heqin shallin kufomës, duke konstatuar mavijosje të qafës dhe fryrje në shpatull. Që të mos binin në sy tek autori i krimit, familjarët e viktimës kanë preferuar të heshtin dhe ta ndjekin rastin në rrugë ligjore.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dënohet 35 vite namik velaj gjykata për krimet e rënda namik velaj vrau bashkëshorten dënohet 35 vite namik velaj gjykata për krimet e rënda namik velaj vrau bashkëshorten

Sondazh

Poll