Aktualitet

Policia sekuestron kokainë në Vlorë, pranga një personi

3 Prill 2019, 15:32 Nga DOSJA
Policia sekuestron kokainë në Vlorë, pranga një personi

VLORË- Autoritetet e Vlorës kanë vënë në pranga një person, i cili është kapur me 12 doza kokainë.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale M. F., ndërsa i janë sekuestruar edhe dy peshore elektronike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes me doza të vogla të lëndëve narkotike të forta.

Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe dy peshore elektronike, në pranga poseduesi i tyre

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M.F., posedonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe se do e shpërndante në doza të vogla, menjëherë kanë bërë kapjen e tij ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia ju gjetën 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i arrestuar kokainë në vlorë 1 i arrestuar kokainë në vlorë

Sondazh

Poll