Politike

Sherri me Halit Valterin në Kuvend, Ralf Gjoni tregon çfarë ndodhi: Ishte keqkuptim, u sqarova me Murrizin

25 Qershor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Sherri me Halit Valterin në Kuvend, Ralf Gjoni tregon çfarë

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka sqaruar sherrin me Halit Valterin në Kuvend. Në një intervistë në News 24, Gjoni tha se ka qenë gjithçka një keqkuptim dhe është sqaruar me Myslim Murrizin. Deputeti i ardhur nga listat e LSI, tha se nuk e kuptoi acarimin e Halit Valterit, pasi vetë deputeti nuk përmendi emra, por tha se nuk e kupton ende pse ka dalë ky lajm.

Në fakt se di pse ka dalë ky lajm. Unë isha shumë i fokusuar tek debati për KLGJ, ku ndërhyva, ku thashë se pa ndryshim sistemi s’mund të presim një reformim drejtësi. Ka pasur një keqkuptim që e sqarova me Murrizin, që gjej rastin ta falënderoj që më dha mundësinë ta shprehja.

Unë fola për lojëra politike nga të gjitha anët në kurriz të Reformës në Dretjësi dhe Zgjedhore. Që ne e kemi pasur kauzë. Thembra e akilit gjatë angazhimit parlamentar. Propozimet tona konkrete që ne i kemi në Kuvend. Nuk e mora vesh sinqerisht, pashë një acarim momental, por nuk e kuptova fare se pse ka dalë ky lajm. Unë nuk përmenda asnjë emër”, tha Gjoni.

Më herët në Kuvend, Gjoni dhe Valteri kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas u përpasën fizikisht. Gjatë sherrit ka ndërhyrë Myslim Murrizi, i cili ka qetësuar gjakrat mes ky ligjvënësve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri ralf gjoni sherri mes halit valterit dhe ralf gjonit halit valteri ralf gjoni sherri mes halit valterit dhe ralf gjonit

Sondazh

Poll