Politike

Kuvendi ‘rrëzon’ Metën për koncensionin e Porto Romanos dhe shërbimin e pagave, miratohet ligjet e propozuara nga qeveri

25 Qershor 2020, 14:45 Nga DOSJA
Kuvendi ‘rrëzon’ Metën për koncensionin e Porto

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur sot seancën e radhës penale, ku pas diskutimeve të shumta janë votuar dhe projektligjet dhe Aktet Normative që ishin në rend të ditës. Sot maxhoranca ka rrëzuar dy dekretet e Metës për ligjin e shërbimeve të pagesave dhe shtesën e kontratës së koncensionit në Porto-Romano. Nga ana tjetër deputetët kanë miratuar dy ligje të rëndësishme që është ai i policisë së burgjeve dhe për shërbimin e provës, por është marrë dhe vendimi për përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

VOTIMET E PLOTA

Akti Normativ nr. 21, “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020”, u miratua me 92 vota pro, 11 kundër, 9 abstenim. Akti normativ nr. 22, datë 27.05.2020 “Për shfuqizimin e aktit normativ nr. 13 datë 02.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 34/2020”, u miratuar me 94 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenim.

Me 98 vota pro, 10 kundër dhe 3 abstenim, u miratua Akti Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Ligji për “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”, u miratua me 91 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim. Me 92 vota pro, 12 kundër dhe 3 abstenim u miratua projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar”.

Ligji “Për Policinë e Burgjeve” u miratua me 91 vota, po ashtu me 92 vota u miratua dhe ligji për “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ndërkohë maxhoranca ka rrëzua në bllok projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish – funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.

DEKRETET QË U RRËZUAN

U rrëzua me 89 vota kundër dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”, po ashtu me 85 vota kundër u rrëzua dhe dekreti “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncensionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano Durrës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rrezohen dekretet e metes seancë plenare 25 qershor 2020 vendimet e kuvendit rrezohen dekretet e metes seancë plenare 25 qershor 2020 vendimet e kuvendit

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...