Politike

“Na preku të gjithëve”, Hajdari merr fjalën, Rama largohet menjëherë nga Kuvendi: Mbajti fjalim një orë, më keq se F

25 Qershor 2020, 14:03 Nga DOSJA
“Na preku të gjithëve”, Hajdari merr fjalën, Rama

TIRANË- Deputetja e Rudina Hajdari, pas fjalës së Ramës për aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit dhe e quajti kryeministrin si Fidel Kastro. Hajdari u shpreh se në Shqipëri duhet të flitet për krimet e komunizmit dhe të dënohen të gjitha ata që i kanë kryer. Por për këtë deklaratë të deputetes ka ndërhyrë Ruçi, duke i thënë se ka thënë gjënë e gabuar në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. 

Hajdari: Ishte fjalimi i duhur dhe na preku të gjithëve. Mbajti një fjalim për rreth një orë, më keq se Fidel Kastro. Nuk përmendet në sallë, hipokrizia. Nuk mund të flitet për Kosovën pa folur për viktimat e komunizmit.

Kanë vdekur fëmijë e nëna. Pa pasur asnjë të dënuar në burgje. Më vjen keq që nuk i kemi gjetur ata xhelatë dhe flasim për Kosovën. Ne i kemi bërë gjëmën këtij vendi, sepse ne i kemibërë vendit tonë atë që i ka bërë Serbia-Kosovës. Mos të na vijë turp!

Ruçi: Bëre ndërhyrjen më të gabuar, në kohën më të gabuar. Unë jam dëshmitar i kryeministrave dhe asnjë krahasim nuk është me vend mes Kosovës dhe Shqipërisë. 

(K.M. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci rudina hajdari seancë plenare 25 qershor 2020 gramoz ruci rudina hajdari seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...