Politike

Rama: Kanë udhëhequr luftë e jo marshim paqeje. Pas kësaj të djeshmes nuk çuditem më

25 Qershor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Rama: Kanë udhëhequr luftë e jo marshim paqeje. Pas kësaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrotje, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët janë akuzuar për krime lufte. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama tha se UÇK udhëhoqi një luftë dhe jo një paradë paqeje.  Ai shtoi se kundër Kosovës po vijonë sakatimi dhe tha se pas asaj që ka lexuar dje në aktakuzë nuk do çuditet më, pasi sipas tij deklarata e Prokurorisë është shumë e gabuar.

Ka udhëhequr një luftë jo paradë paqeje. Ka humbur njerëz në atë luftë. Askush nuk merr përgjegjësi për këtë jetë të sakatuar. Dhe kjo vazhdon. Po si kështu? Sikur të më thoshin që ndodh prapë, do thosha edhe mund të ndodhë. Pas kësaj të djeshmes nuk çuditem më. Kësaj herë u thirr në cilësinë e të dyshuarit. Njësoj si me Fatmir Limajn. E njëjta gjë! Nga e para!

Në memorien e shumë të rinjve që nuk e kanë pasur fatin e zi që të jetojnë në atë kohë, duket sikur këta njerëz diçka kanë. Kriminela se do gjendet diçka, do kapen. Qindra ushtarë të UÇK-së janë fashikujt. Për të bërë politikanin e madh dhe për të mos u përkthyer dhe për të menduar si do lexohet, po pyetja vjen vetë skam çfarë t’i bëj, është kjo sagë në emër të drejtësisë? Dhe kur mendon që në këtë botë pandehmash, me kaq shumë gjëra të thëna dhe asnjëherë të provuara kundër të njëjtëve njerëz: Same people! Që këtë të ma përkthejnë tamam!”, u shpreh ndër të tjera Rama. 

Deklaratat e Ramës janë bërë në Kuvend, ku ka folur për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit dhe Veselit. Kreu i qeverisë ka mbrojtur zyrtarët e Kosovës duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të. Më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, ndërsa në Serbi s’janë ngritur as akuza për ata që kanë qenë agresorët. Rama tha se aktakuza ishte një fletërrufe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në jurispudencën ndërkombëtare.

(A.B./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020 edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...

Politike 25 Qershor 2020, 12:24

TIRANË– Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj presidentit të Kosovës, ...

Politike 25 Qershor 2020, 11:42

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Djali i deputetit t...