Politike

Rama: Në Kosovë vijon odisea e akuzave, në Serbi nuk është hetuar asgjë. Bombardimet i bëri NATO dhe jo Hashimi me Kadriu

25 Qershor 2020, 13:27 Nga DOSJA
Rama: Në Kosovë vijon odisea e akuzave, në Serbi nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka vijuar mbrotjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kreu i qeverisë tha se agresori ishte Millosheviçi dhe kundër tij bomba hodhi NATO dhe ndërkombëtarët, e jo Thaçi e Veseli.  Ai më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, si vendase dhe të huaja, por në Serbi nuk është bërë asnjë hetim. 

Lexon faktin e trishtueshëm se duket sikur në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesh viktima. Nëse në Kosovë, odiseja ndërkombëtare e drejtësisë vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi, zero. Me të drejtë kërkojnë drejtësi por nuk e kam parë që të kërkojnë të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve me në krye Milloshevicin por jo vetëm atë. Natyrisht! Madje një proces gradual viktimizimi vazhdon, me sukses dhe për përgjegjësinë e anës sonë. Këtu nuk është dita për të ndarë se cilit prej nesh.

Vetëm t’i numërosh rastet e hetuara në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve shqiptare lodhesh. Po në Serbi? 0. Vetëm t’i numërosh deklaratat e pasluftës çlirimtare, lodhesh, sfilitesh. Po lodhu sa të duash po të gjesh deklarata në adresë të Serbisë. Në Kosovë është pasçlirimi, ndërsa në SErbi është pasbombardimi. Serbinë nuk e bombardoi Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi por bota perëndimore. Ata u rebeluan, më vjen keq kur lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik se nuk e fshehin dot që iu vjen mirë. Dhe flasin për pafajsinë e UÇK-së. Për çfarë po flasim? Kush mundet dhe pse duhet të flasë? Kur këtu flitet konkretisht. Unë nuk flas për pastërti dhe pafajësi, ajo është e vetkuptushme dhe natyrale. Do ta bëj shumë të qartë, se nuk e kam tundimin kundër çfarëdo hetimi në emër të UÇK-së. Thelbi është diku tjetër.

Përsa në takon si shqiptarë thelbi është që Kosova na ka dhënë një shembull të veçantë dhe përpiquni ta gjeni në cilindo vend tjetër që ka kaluar një situatë të ngjashme për gatishmërinë për drejtësinë ndërkombëtare. Ma gjeni! Lajmërohet një proces apo dhunohet e drejta? E paskam parë përpjekjen e Thaçit e Veselit për të mos e lejuar këtë Gjykatë. Unë jam dëshmitar okular, ku është folur për domosdoshmërinë e votimit të kësaj instance dhe faktikisht vullneti i tyre ka qënë i plotë dhe i vetmi shqetësim ishte si të gjithë grupet. QË prej fillimit 21 vjet, drejtësia ndërkombëtare ka hetuar çdo bëmë të UCK-së. Jam dëshmitar se çështë bërë dhe si është marrë pjesë me vullnet të plotë për të gjetur atë shtëpinë e verdhë që nuk ekziston. Këtë nuk e them unë por e thonë të gjitha institucionet shqiptare e ndërkombëtare” u shpreh ndër të tjera Rama.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage seancë plenare 25 qershor 2020 edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...

Politike 25 Qershor 2020, 12:24

TIRANË– Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj presidentit të Kosovës, ...

Politike 25 Qershor 2020, 11:42

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Djali i deputetit t...