Politike

Rama: Politika në Kosovë e ka mbështetur Specialen se s’ka gjë për të fshehur, përballja e gjatë do ta bëjë UÇK

25 Qershor 2020, 14:12 Nga DOSJA
Rama: Politika në Kosovë e ka mbështetur Specialen se s’ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend tha se politika në Kosovë ka mbështetur Gjykatës Speciale, duke treguar se nuk kanë asgjë për të fshehur. Rama u shpreh se mbështet punën e speciale dhe shtoi se përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe Kosovën më të mirë.

Mbështetja që i kanë dhënë Gjykëstës Speciale tregon se nuk kanë pasur gjë për të fshehur. Fakt! Me ca kallashnikovë, morën përsipër që të luftonin makinerinë serbe. E kishin kollaj që të mos e mbështesnin, por mallkimi që i ka ndjekur.  Nuk janë bërë asnjë herë pengesë por gjithmonë gati. Në Kosovë gjithë populli ushtar për botën demokratike!

Por për fakt të keq drejtësia është në anën e autorëve të tekstit të djeshëm. Kudo u dërgua lajmi se dy monstra që hanë njerëz, janë në krye të një shteti. Përballja e gjatë do ta bëjë UÇK-në më të fortë në kujtesën e shqiptarëve dhe Kosovën më të mirë. Jam i bindur për këtë edhe pse nuk duket kështu sot!”, u shpreh Rama.

Deklaratat e Ramës janë bërë në Kuvend, ku ka folur për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit dhe Veselit. Kreu i qeverisë ka mbrojtur zyrtarët e Kosovës duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të. Më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, ndërsa në Serbi s’janë ngritur as akuza për ata që kanë qenë agresorët. Rama tha se aktakuza ishte një fletërrufe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në jurispudencën ndërkombëtare.

(A.B./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove rama per akuzat e thacit dhe veselit edi rama hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove rama per akuzat e thacit dhe veselit

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...