Politike

Rama: Krimet në Kosovë janë hetuar nga ndërkombëtarët, gjykata janë me 6 shkallë. Haradinaj është shpallur dy herë i

25 Qershor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Rama: Krimet në Kosovë janë hetuar nga

TIRANË- Kreu i qerverisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvend ka thënë se bombardimet në Serbi u bënë nga NATO dhe krimet e luftës janë hetuar nga 6 gjykata deri tani. Në vijim të fjalës së tij, Rama tha se  për 2 dekada drejtësia e Kosovës ka qënë nën kontroll të drejtësisë ndërkombëtare, por sërish po vijojnë hetime dhe kundër atyre që kanë marrë pafajsi. 

Kryeministri mori dhe shembullin e Ramush Haradinajt, i cili la postin e kreut të qeverisë në vitin 2005, kur u thirr në Hagë, por edhe pse është shpallur dy herë i pafajshëm ai po hetohet sërish. 

Që prej qershorit të 1999 kur tanket e NATO-s u futën në Kosovë, krimet u hetuan nga UMNIK, EULEX, Gjykata e Hagës e të përzgjera. Dhe në fund nga vetë Gjykatat e Kosovës. Si një i paditur në fushën e drejtësisë, di që ka vetëm 3 shkallë. Nuk di të ketë me 6 shkallë, ku të njëjtit njerëz hipin e zbresin shkallës. Në vitin 2016 i haoi rrugë krijimit të tribunalit për krime lufte.

Që ta themi deri në fund për 2 dekada drejtësia e Kosovës ka qënë nën kontroll të drejtësisë ndërkombëtare, në  kuptimin më të thjeshtë. Prandaj Kosova ka pasur Gjykata daha më të mira se ato të Shqipërisë. Në 20 vjet unë nuk e di që të ketë dalë një autoritet në Kosovë që të mos e ketë pasur gati dorën e bashkëpunimin për të krijuar një tjetër Gjykatë për krimet e supozuara të luftës. Haradinaj la detyrën si kryeministër në 2005 dhe dy herë doli i pafajshëm. Për herë të parë në historinë e Hagës, ndodhi që një person  i shpallur i pafajshëm të kthehet në rigjykim.

Kur Haradinaj merrej me këtë sagë, unë jam dëshmitar okular. Vizita në shtëpinë e të atit, i cili i ka dhënë luftës më shumë djem seç janë krijuar parti politike në Kosovë. Dhe më pas në shtëpinë e tij në Prishtinë, ku e shoqja nënë e re rrite fëmijët. Nga imazh i pritjes dhe ato bebet nga rrethi i drunjtë janë bërë marshallah, janë bërë në pritje të një krimineli jeton edhe sot me hijen e një persekutimi në kuptimin më të drejtë të fjalët. PERSEKUTIM!“, u shpreh ndër të tjera Rama. 

Deklaratat e Ramës janë bërë në Kuvend, ku ka folur për aktakuzën e ngritur kundër Thaçit dhe Veselit. Kreu i qeverisë ka mbrojtur zyrtarët e Kosovës duke thënë se UÇK-ja ka bërë luftë të. Më tej tha se krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga shumë gjykata, ndërsa në Serbi s’janë ngritur as akuza për ata që kanë qenë agresorët. Rama tha se aktakuza ishte një fletërrufe që nuk ka ndodhur kurrë më parë në jurispudencën ndërkombëtare.

(A.B./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020 edi rama hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage rama per akuzat e thacit dhe veselit seancë plenare 25 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 13:17

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ashpër kundër aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Në fjalën e tij, Ra...

Politike 25 Qershor 2020, 12:24

TIRANË– Për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ndaj presidentit të Kosovës, ...

Politike 25 Qershor 2020, 11:42

TIRANË– Deputeti socialist, Anduel Xhindi është kapur “mat” me cigare në dorë, teksa ndiqte fjalimet në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Djali i deputetit t...