Aktualitet

25 Qershor 2020, 12:53 Nga DOSJA

TIRANË– Dy mjekët që punojnë në klinikën “Amavita” dhe kuruan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç, dalën sot para gjykatës. Viktor Marku dhe Besim Lamaj u përballën me gjykatën dhe në përfundim te seancës për ta u vendos masa e sigurisë “arrest në burg”.

Dy mjekët u futën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Siç shihet nga video, Marku dhe Lamaj janë me pranga në duar dhe shoqërohen nga policët. Të dy mjekët do të operonin në fshehtësi këmbën e Eduart Lamajt, i cili tashmë ndodhet në arrest në burg.

Pas seancës, avokati i Viktor Markut, ortopedit që pranoi ta operonte ekzekutorin e dy biznesmenëve në Laç, Eduart Lamaj, është shprehur se klienti i tij ka bërë vetëm detyrën. Përpara kamerave, avokati tha se mjeku Marku ka ushtruar detyrën e tij duke vënë në zbatim betimin e Hipokratit dhe ka shpëtuar një jetë njeriu pa e ditur se kush ishte ai.

Këta ushtruan detyrën e tyre funksionale duke bërë dhe betimin e Hipokratit duke shpëtuar një jetë njerëzore pa pasur dijeni se kush ishte,”– tha avokati ndër të tjera.

Ndërsa, Dritan Metani, avokati i mjekut Besim Lama, i cili u la në burg sot pasi akuzohet se bashkë me kolegun e tij Viktor Marku kanë pranuar të operojnë Eduart Lamaj, atentatorin e dy biznesmenëve në Laç, pa e referuar rastin në polici, tha se klienti i tij ka bërë vetëm ‘transportuesin’. Avokati shtoi përpara kamerave se mjeku e kryen detyrën e tij pa e ditur se kush është pacienti, dhe se as Eduart Lamajn nuk e ka njohur.

Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama, akuzohen se mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA. Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Autori u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Dy mjekët janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tri bashkëautorët që realizuan atentatin me Lamajn.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim lamaj eduart lamaj viktor marku besim lamaj eduart lamaj viktor marku

Sondazh

Poll