Aktualitet

Plagosja e Ardjan Çapjas/ Kjo është makina që autorët përdorën gjatë atentatit, u filmua nga kamerat e sigurisë

25 Qershor 2020, 11:54 Nga DOSJA
Plagosja e Ardjan Çapjas/ Kjo është makina që autorët

TIRANË- Kur kanë kaluar 18 ditë nga atentati në derë të shtëpisë të Ardjan Çapjas, policia nuk ka ende asnjë të dhënë për autorët e kësaj ngjarje. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se kamerat e sigurisë nuk kanë fiksuar detaje nga portreti i atentatorëve, por vetëm mjetin me të cilin ata lëvizën nga shtëpia e Ardjan Çapjas deri në lagjen “Skënderbej”, aty ku i vunë zjarrin makinës, si edhe armës së përdorur në krim.

News 24 ka shkëputur një foto nga video e kamerave të sigurisë, që kanë kapur lëvizjet e autorëve në arrati e sipër. Pas djegies së kësaj makine, policia nuk ka më të dhëna se me çfarë mjeti janë larguar autorët.

Marrë nga Ballkan web 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardjan capja plagoset ardjan çapja ardjan capja plagoset ardjan çapja

Sondazh

Poll