Aktualitet

Unioni i Transportit takim me administratorët e autobusëve, marrin VENDIMIN: S’fillojmë punë pa u plotësuar 4 kërkesat t

25 Qershor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Unioni i Transportit takim me administratorët e autobusëve, marrin

TIRANË– Rifillimi i transportit publik është rikthyer në “mollë sherri” mes institucioneve ditët e fundit. Pas marrjes së “ok” nga Ministria e Shëndetësisë, në disa qarqe të vendit, operatorët nisën punën për transportin qytetas dhe ndërqytetas, por kundërshti ka hasur nga Shoqata e Transportit, të cilët kërkojnë me ngulm plotësimin e kushteve të tyre, për t’u rikthyer në punë.

Për të gjetur një “gjuhë” të përbashkët, Unioni i Transportit ka organizuar sot një takim me administratorët e autobusëve, të cilët nuk janë tërhequr nga 4 kërkesat e tyre për rifillimin e punës.

Administratorët kërkojnë nga shteti që të rimbursohen për të gjithë ata qytetarë që përfitojnë transport falas dhe për të gjitha vendet që do të rrinë bosh pasi sipas protokollit, lejohet qarkullimi vetëm me 70% të kapacitetit. Kërkesave të tyre iu shtohet gjithashtu edhe heqja e akcizës për naftën dhe për TVSH-në gjatë të gjithë vitit 2020. 

Ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre pasi pretendojnë se për shkak të protokollit, 90% e shoqatave nuk do të mund që të punojnë. Ndaj të prerë ata kërkojnë që qeveria të plotësojë 4 kërkesat e tyre. 

Por ndryshe nga “bojkotuesit”, shoqatat në disa qytete kanë reaguar pozitivisht dhe ka filluar puna si normalisht në Korçë, Vlorë, Shkodër e Fier. Deri më tani i vetmi reagim ka ardhur nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj është shpreuhr se do të gjendet iniciativa për njohjen e shpenzimeve për konsumin e naftës.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rifillimi i transportit publik shoqatat e transportit unioni i transportit rifillimi i transportit publik shoqatat e transportit unioni i transportit

Sondazh

Poll