Aktualitet

Pranoi të operonte Eduart Lamajn, flet ortopedi i Lezhës: E gjeta në narkozë, isha i detyruar të ndërhyja menjëherë… (

25 Qershor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Pranoi të operonte Eduart Lamajn, flet ortopedi i Lezhës: E gjeta

TIRANË- Zbardhet dëshmia e mjekut ortoped Viktor Marku, i cili pranoi bashkë me kirurgun Besim Lama, që të operonin në ambientet e spital Amavita në Qytet Studenti, Eduart Lamajn, autorin e atentatit në hotel A&A në Qytet Studenti. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeku nuk ka pranuar se veprimi i tij është në shkelje të ligjit, pasi sipas tij, kur ai ka shkuar tek Lamaj, pacienti ka qenë në gjendje jetë a vdekje, dhe duhej që patjetër të ndëhynte.

“E gjeta pacientin në gjendje narkoze. Duhet të ndërhyja me patjetër.”,-ka thënë ai. 

Dy mjekët Viktor Marku dhe Besim Lama mjekuan në fshehtësi Eduart Lamajn, duke mos treguar në Polici se i kërkuari fshihej në klinikën AMAVITA. Lamaj, është autori i atentatit të 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Autori u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Dy mjekët janë arrestuar për moskallëzim krimi, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe tri bashkëautorët që realizuan atentatin me Lamajn.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besim lama eduart lamaj viktor marku besim lama eduart lamaj viktor marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...