Aktualitet

Me një celular ‘koordinonte’ punën e lojrave të fatit, kontrolli brenda lokalit zbulon skemën, nën hetim 42-vjeçari ng

25 Qershor 2020, 11:28 Nga DOSJA
Me një celular ‘koordinonte’ punën e lojrave të

BELSH– Një 42-vjeçar me iniciale K.Q., është proceduar penalisht pasi në lokalin e tij është gjetur një celular, në të cilin ishin të hapura disa faqe sportive, ku edhe regjistroheshin biletat e ndeshjeve sportive.

I riu akuzohet për veprat penale: “organizimi i lotarive të palejuara”, “fshehja e të ardhurave” dhe “vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Në fund, Policia ka njoftuar se kontrollet kundër lojrave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Elbasanit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Belsh

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e zhvillimit të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga Policia në qarkun e Elbasanit.
Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...