Aktualitet

Arrestohet 25-vjeçari nga Berati, dhunonte nënën e tij. Si u prangos nga Policia

25 Qershor 2020, 11:03 Nga DOSJA
Arrestohet 25-vjeçari nga Berati, dhunonte nënën e tij. Si u

BERAT– Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi ka ushtruar dhunë në familje.  I riu nga Berati me iniciale E.Ç., pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë mbi të ëmën e tij 57-vjeçare dhe si pasojë është prangosur nga efektivët e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Berat

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.Ç.,25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases D.Ç., 57 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...