Aktualitet

E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 42-vjeçari në Belsh, policia i sekuestron telefonin

25 Qershor 2020, 12:11 Nga DOSJA
E kishte kthyer lokalin në pikë bastesh, arrestohet 42-vjeçari

BELSH- Policia në Belsh ka proceduar pronarin e një lokali, 42-vjeçarin me iniciale K.Q.  Gjatë kontrollit policia ka zbuluar se në lokalin e tij vendoseshin lloto duke sekuestruar edhe një celular me të cilin kryehej veprimtaria e paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të planit të masave për evidentimin e zhvillimit të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, vijojnë kontrollet nga Policia në qarkun e Elbasanit. Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit.

Procedohet penalisht pronari i subjektit, shtetasi K. Q., 42 vjeç, banues në Belsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi, në Belsh, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku kishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohert 42-vjeçari në belsh arrestohert 42-vjeçari në belsh

Sondazh

Poll