Aktualitet

Rritit numri i viktimave nga koronavirusi, 66-vjeçari nga Tirana ndërron jetë te Infektivi

25 Qershor 2020, 10:04 Nga DOSJA
Rritit numri i viktimave nga koronavirusi, 66-vjeçari nga Tirana

TIRANË-Një 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë pak më parë në spitalin Infektiv. Ai ndodhej i shtruar te Infektivi prej një jave dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti dhe hipertensionit.Vdekja e 66-vjeçarit e ka çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në vendin tonë në 49.
Minsitria e Shëndetësisë ka përsëritur thirrjet për qytetarët, për respektimin e masave ndaj COVID-19.

Njoftimi i MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 66 vjeçar në spitalin infektiv MSHMS apel bizneseve dhe qytetarëve të respektojnë rregullat për të frenuar përhapjen e COVID19 Një pacient 66-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej një jave në gjendje të rëndë. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësë në frymëmarrje dhe pavarësisht frymëmarrjes së drejtuar, terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 66-vjeçari, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.  Që nga fillimi i epidemisë, 49 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes në zbatimin e rregullave në përditshmëri dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Task-Forca anti-COVID vijojnë të jenë në terren 24/7 për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të protokolleve të sigurisë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...