Aktualitet

6 raste me COVID-19/ Mbyllet bashkia e Delvinës, rezulton i infektuar një punonjës

25 Qershor 2020, 09:52 Nga DOSJA
6 raste me COVID-19/ Mbyllet bashkia e Delvinës, rezulton i infektuar

DELVINË- Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19 në qytetin e Delvinës. Dosja.al mëson se mes të infektuarve është edhe një punonjës i bashkisë së Delvinës. Pas publikimit të rastit, është mbyllur menjëherë ky institucion.

Më herë Dosja.al raportoi se kanë rezultuar të infektuar edhe 3 punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës. Po kështu me COVID-19 është edhe një punonjës i Shëndetit Publik në Vlorë.

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 . Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e zgjerimit të hartës të së prekurve në vend, e cila është përhapur në 17 qytete të vendit. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Shkodra, ndërsa më pas renditet Kruja dhe Tirana. Deri më tani 76 pacientë janë shtruar tek Infektivi, ndërsa 2 janë intubuar. Numri total i viktimave është 48 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllet bashkia delvinë koronavirusi ne shqiperi mbyllet bashkia delvinë

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...