Aktualitet

4 raste të reja me COVID-19 në Vlorë, infektohet punonjësi i Shëndetit Publik dhe 3 punëtorë të fasonerisë

25 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
4 raste të reja me COVID-19 në Vlorë, infektohet punonjësi i

VLORË- 4 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 gjatë orëve të fundit në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 3 nga të infektuarit janë punonjës të një fasonerie. Ndërkohë, personi i katërt i infektuar është një punonjës i  Drejtorisë së Shëndetit Publik.

 

Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 78 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e zgjerimit të hartës të së prekurve në vend, e cila është përhapur në 17 qytete të vendit. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Shkodra, ndërsa më pas renditet Kruja dhe Tirana. Deri më tani 76 pacientë janë shtruar tek Infektivi, ndërsa 2 janë intubuar. Numri total i viktimave është 48 persona.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 09:45

TIRANË– Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste të reja të infektuara nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuar ...

Aktualitet 25 Qershor 2020, 07:57

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë ...