Aktualitet

I kërkuan faturat e ujit dhe të dritave, KPA konfirmon në detyrë Alma Kolgjokën

25 Qershor 2020, 09:03 Nga DOSJA
I kërkuan faturat e ujit dhe të dritave, KPA konfirmon në

TIRANW-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka.

Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kulifikimit në dhjetor të 2018-ës, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik në janar të 2019-ës.

Në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në KPA, kreu i trupës gjykuse Luan Daci lexoi të gjitha provat e mbledhura, si numrat e kontratave të ujit dhe dritave apo numra kartash identiteti. Komisioneri Dariel Sina u shpreh se provat e sjella së fundmi nga kompanitë private dhe publike ishin të mjaftueshme, për të provuar se Kolgjoka kishte bërë deklarim të saktë të pasurisë.

Si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, si Ujësjellës Kanalizime Tiranë, përfshi dy kompani private dhe noteren, konfirmuan në përgjigjet e tyre, se ajo nuk kishte lidhje me apartamentin prej 141 metra katrorë, të blerë nga babai i saj.

Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, e quajti ‘fundin e një makthi’, konfirmimin në detyrë të kryegjyqtares së Krujës.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma kolgjoka kolegji i posaçem i apelimit alma kolgjoka kolegji i posaçem i apelimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 07:57

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë ...