Aktualitet

“Bëhuni human, vrisni një çifut”/ Bënte thirrje për vrasjen e hebrenjve, Anti- Terrori arreston 39-vjeçarin nga Shija

25 Qershor 2020, 08:49 Nga DOSJA
“Bëhuni human, vrisni një çifut”/ Bënte

SHIJAK- Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Eduard Guza nga Shijaku, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për vrasjen e hebrenjve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  i riu nga fshati Koxhas i Shijakut është arrestuar nga Anti-Terrori,  pasi në profilin e tij në Facebook ka postar shkrime me përmbajtje ekstremiste. Disa nga thirrjet e tij ekstremiste në Facebook janë : “Bëhuni human, vrisni një hebre”, ” Mos ma merr shpirtin pa therrur 100 terroristë”.

Ndërkohë, gjykata për të ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin dhe ndaj tij rëndojnë akzuat: “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Nxitje të urrejtjes e grindjes”.

Disa nga postimet e tij në Facebok: 

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Antiterrorit. Vihet në pranga një 39-vjeçar, i cili bënte thirrje në rrjetet sociale për të vrarë çifutët. Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak. Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”  Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet esktremisti në shijak eduard guza i riu thirrje kundër hebrenjve arrestohet esktremisti në shijak eduard guza i riu thirrje kundër hebrenjve

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 07:57

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë ...