Aktualitet

COVID-19 futet në institucionet e Gjirokastrës/ 4 persona të infektuar, 3 prej tyre punonjës të Policisë Bashkiake

25 Qershor 2020, 05:33 Nga DOSJA
COVID-19 futet në institucionet e Gjirokastrës/ 4 persona të

GJIROKASTËR- Konfirmohen 4 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre prej të infektuarve janë punonjës të Policisë Bashkiake. Ndërsa, rasti i katërt është një ish-zyrtar në nivele drejtuese në institucionet lokale.

Ish-zyrtari ka qenë ditët e fundit i pranishëm në zyrat e Bashkisë së Gjirokastrës. Kështu ka shkuar në 6 numri i të infektuarve në Gjirokastër.

Javët e fundit është rritur ndjeshëmnumri i të infektuarve me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se gjatë orëve të fundit u konfirmuan 67 raste të reja me COVID-19. Harta u zgjerua në 17 qytete, ku numri më i madh i të infektuarve është në Krujë. Ndërkohë dje humbën jetën edhe 2 pacientë në spitalin Infektiv. 2 personat që ndërruan jetë ishin një 90-vjeçar dhe një 34-vjeçare nga Librazhdi. Sakaq në spitalin Infektiv po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Akualisht janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 07:57

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë ...