Aktualitet

Protesta e punonjësve të transportit dhe e banorëve të Zall Gjoçajt/ Policia: Janë proceduar 17 organizatorët, tre akzuat

25 Qershor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Protesta e punonjësve të transportit dhe e banorëve të Zall

TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar 17 persona, të cilët morën pjesë në dy tubimet e djeshme të organizuara në kryeqytet. Policia bën me dije se janë proceduar 4 punonjës të transportit publik dhe 13 protestues që morën pjesë në protestën për HEC-in në Mat. Sipas policisë të 17 organizatorët e protestave akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Tiranës shpërndau dy tubime të paligjshme të zhvilluara ditën e djeshme në rrugën “Abdi Toptani dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe procedoi 17 persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Gjatë zhvillimit të tubimeve, në të dy rastet, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimet, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi nuk kishin marrë leje për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, gjatë thirrjeve Policia u ka kërkuar protestuesve që të mbajnë distancë sociale nga punonjësit e Policisë dhe nga njëri-tjetri, me qëllim parandalimin e infektimit me COVID-19.

Më pas, Policia shpërndau protestuesit, duke bërë disa shoqërime dhe ka filluar procedimin penal për 4 persona, si organizatorë të tubimit tek Ministria e Infrastrukturës dhe për 13 të tjerë, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi kanë organizuar dhe protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet për këto ngjarje do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 17 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të përdorin mjetet mbrojtëse në vendet publike, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa problematikën apo shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente.

Mëngjesin e djeshëm punonjësit e transportit publik zhvilluan një protestë para ministrisë së Infrastrukturës, ku kërkuan një tjetër pagë lufte. Ata u shpërdandë me forcë nga Policia.  Ndërkohë, pasditen e djeshme, banorët e Zall Gjoçajt, protestuan kundër HEC-eve në lumin Mat. Protesta u zhvillua përballë Kryeministrisë, ku nuk munguan përplasjet.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet heci ne zall gjocaj protesta ne tirane heci ne zall gjocaj protesta ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2020, 07:57

TIRANË- Pas dështimit të dëgjesës publike pasditen e djeshme, shumë nga banorët që preken nga projekti i rindërtimit në Vorë kanë dalë sot në një protestë ...