Bota

Hoti anuloi vizitën në SHBA/ Isa Mustafa: U nisëm me vullnet të mirë, por delegacioni u nda përgjysmë sa ishte në aeropl

25 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
Hoti anuloi vizitën në SHBA/ Isa Mustafa: U nisëm me vullnet

KOSOVË-Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për anulimin vizitës së delegacionit në Washington. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thekson se delegacioni u nis drejt Washingtonit me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan. Mustafa nënvizon se në situatën e krijuar, para se të takohen me Vuçiçin, duhet të sigurohen për funksionimin e të gjithë institucioneve.

Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiçin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashke të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi:

Në LDK nuk ka konfuzion se a duhet të shkojë Kryeministri në Washington apo jo. LDK beson fuqishëm në SHBA-të. Për ne Washington u nis delegacioni shtetëror i Kosovës me vullnetin më të mirë, por u nda përgjysmë sa ishte në aeroplan. Në Washington shkohet me përkrahje të partive të koalicionit dhe të opozitës, sikurse edhe të të gjitha institucioneve shtetërore, jo vetëm me bindjen se kush duhet ti prijë delegacionit. Është e mjerueshme të mendohet e të shkruhet se z. Hoti si Kryeministër e ka tani shansin të shkojë e ti prijë delegacionit, pasi tani nuk është Thaçi për shkak të Gjykatës Speciale. Nuk kemi të bëjmë me Z. Thaçi dhe z. Hoti por kemi të bëjmë me shtetin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë me SHBA-të dhe BE nuk mund dhe nuk duhet të lidhet me proceset dhe procedurat e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale. Në situatën e krijuar, para se të takohemi me Vuçiçin nevojitet të takohemi edhe një herë mes veti, të ulemi të gjithë bashke të bisedojmë, të gjejmë rrugë dhe zgjidhje të qëndrueshme. Të sigurojmë funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore, sepse pa funksionimin normal te tyre, është iluzore se mund të ecet me marrëveshje. 

Pak më herët Avduallh Hoti njoftoi se do të anulojë vizitën për në Washington.  Ky vendim i Hotit vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaçi nën akuze isa mustafa avdullah hoti hashim thaçi nën akuze isa mustafa

Sondazh

Poll