Bota

Nënkryetari i LDK-së i bindur: Hoti nuk do shkojë në SHBA, takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk do të zhvillohet

24 Qershor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Nënkryetari i LDK-së i bindur: Hoti nuk do shkojë në SHBA,

TIRANË- Lufti Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e cila drejton qeverinë ka thënë se Kosova nuk do të shkojë në takimin që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë. Haziri u shpreh se Kryeministri, Avdullah Hoti do të kthehet në Kosovë, pas përfundimit të takimeve në Bruksel.

Në një lidhje telefonike në Syti TV, numri 2 i LDK-së tha se Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.

Nuk do të ketë takim. Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej 4 muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë. Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës. Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”, tha Haziri.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaçi nën akuze lufti haziri takimi kosove serbi 27 qershor avdullah hoti hashim thaçi nën akuze lufti haziri takimi kosove serbi 27 qershor

Sondazh

Poll