Bota

Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit/Hoti: S’do marr pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, e kam njoftuar a

25 Qershor 2020, 06:08 Nga DOSJA
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit/Hoti: S’do marr

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me Aleksandër Vuçiçin. Hoti e ka dhënë vetë lajmin në rrjetet sociale, ku ka theksuar se duhet të kthehet në Prishtinë për t’u marrë me situatën. Ai thekson se për këtë vendim ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grennell.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Ky vendim i Hotit vjen pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e anuloi edhe presidenti Thaçi. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove avdullah hoti hashim thaçi nën akuze krimet e luftes ne kosove

Sondazh

Poll