Bota

Donald Trump merr vendimin: Ata që shkatërrojnë monumentet në SHBA do të dënohen me 10 vite burg

24 Qershor 2020, 19:22 Nga DOSJA
Donald Trump merr vendimin: Ata që shkatërrojnë monumentet

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump  ditën e djeshme  përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se të gjithë ata persona që dhunojnë monumentet që janë simbole në SHBA do të dënohen me 10 vite burg.

“Unë kam autorizuar qeverinë federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë federale në SH.B.A. me deri në 10 vjet burg, për Aktin e Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit“,- ka shkruar Trump

Pak ditë më parë ai kishtë paralajmruar se do të merrte një vendim në lidhje me këtë çështje ndërsa  tashmë e ka vendosur plotësisht që të gjithë shkatërruesit të marrin dënimin e merituar  pasi së fundmi protestuesit anti-racistë u përpoqën të rrëzonin monumentin radhës, atë të demokratit Andrew Jackson, Presidentit të 7-të të Shteteve të Bashkuara.

Ai kritikohet nga manifestuesit pasi nën presidencën e tij, në vitin 1830 u miratua ligji për largimin e indianëve që çoi në zhvendosjen e detyrueshme të mijëra familjeve indigjene nga pronat e tyre në Lindje, drejt Perëndimit.

Burimi:.aljazeera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll