Bota

Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, Osmani: Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme,

24 Qershor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të

KOSOVË– Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka ka shprehur përkrahjen e saj ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit e ish-luftëtarëve të UÇK-së që po akuzohen oër krime lufte. Përmes një statusi në profilin e saj në Facebbok, Osmani shkruan se Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e saj dhe se drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur.

“Në këto momente, Kosovës i duhet maturi, unitet, bashkëpunim e urtësi. I duhet edhe mbrojtje e dinjitetit, integritetit e imazhit shtetëror. Por mbi të gjitha, Kosovës i duhet drejtësi. Drejtësia duhet të kryej punën në mënyrë të pavarur e pa presion. Serbia ende nuk është përgjigjur për krimet e llahtarshme kundër civilëve të pafajshëm në Kosovë. Serbia është shtet gjenocidal. Dhe këtë duhet ta themi sot e çdo ditë, në Kosovë, në SHBA, në Evropë e çdokund në botë,”– shkruan Osmani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë dhe ka sjellë anulimin e vizitës të Thaçit për në SHBA. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze vjosa osmani hashim thaçi nën akuze vjosa osmani

Sondazh

Poll