Sport

Bylisi bën mrekullinë në Kupë, mposht Skënderbeun dhe kap gjysmëfinalet

24 Qershor 2020, 20:13 Nga DOSJA
Bylisi bën mrekullinë në Kupë, mposht Skënderbeun dhe

Besojeni ose jo, sot Bylisi mori një barazim 1-1 në çerekfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë së luajtur në Korçë kundër Skënderbeut dhe siguroi një vend në gjysmëfinale falë fitores 1-0 të marrë në ndeshjen e parë.

Bardhekuqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 34-t me Mensah, ndërsa miqtë mund të kishin barazuar në fundin  e pjesës së parë me një penallti, por arbitri Jorgji ndryshoi mendje dhe anuloi penalltinë duke shkaktuar zemërimin e lojtarëve të Bylisit, të cilët u përplasën me stolin e vendësve.

Kur dukej se sfida po i drejtohej kohës shtesë, Malci realizoi golin e barazimit dhe i dhuroi kualifikimin në gjysmëfinale skuadrës së Bylisit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll