Sport

Ndeshje e çmendur në Inter-Sassuolo, 6 gola në 90 minuta dhe… lamtumirë titullit!

24 Qershor 2020, 19:48 Nga DOSJA
Ndeshje e çmendur në Inter-Sassuolo, 6 gola në 90 minuta

Askush nuk e priste, por ndodhi: Inter-Sassuolo sot u mbyll në barazim 3-3. Ndeshja e zikaltërve në kampionat sot pati një fund të çmendur, me tre gola të shënuar në tetë minutat e fundit.

Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 4-t me Caputo-n, ndërsa zikaltrit u përgjigjën në fundin e pjesës së parë duke përmbysur rezultatin me një penallti të Lukakut dhe golin e Biraghi-t.

Zikaltrit e ruajtën avantazhin deri në minutëjn e 81-të, kur Berardi ka barazuar për miqtë me penallti. Megjithatë, zikaltrit u kthyen në avantazh pesë minuta më mbrapa me Valeron.

Në të 89′, Sassuolo ka gjetur golin e barazimit përfundimtar me Magnanin. Inter e mbylli takimin me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Skriniar.

Pas këtij takimit, Interi mbetet tetë pikë larg Juventusit kryesues.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter sassuolo seriea inter sassuolo seriea

Sondazh

Poll