Aktualitet

ME FOTO/ Ky është Klaudio Perkola, djali i policit të FNSH-së që u përfshi në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç

24 Qershor 2020, 16:18 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është Klaudio Perkola, djali i policit të

KURBIN– Personi që po shikoni në foto është Klaudio Perkola, 21 vjeçari që ka rezultuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj.

Dosja.al ju sjell foton e të riut, i cili mësohet se është gjithashtu djali i një efektivi të Policisë së Shtetit, pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe është identifikuar si A. Perkola.

21-vjeçari Perkola, ndodhet në arrati prej ditësh tashmë, ndërkohë që është ende e paqartë sesi nuk ka mundur policia të shkojë tek i riu, kur vetë i ati është pjesë e uniformave blu.

Klaudio Perkola është një prej 4 autorëve të atentatit në Laç, ku bashkë me Eduart Lamajn,(i arrestuar tashmë), Ilir Xhepaj,(Lika), Elson (Oltion) Alija (Vlashi), akuzohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji.

Deri tani mësohet se në ngjarje rol kryesor ka pasur Lamaj, i cili sot është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A. 30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç bujar lika eduart lamaj klaudio perkola vritet biznesmeni bujar lika atentat në laç bujar lika eduart lamaj klaudio perkola vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 13:54

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...