Aktualitet

“S’keni prova të më implikoni”/ U arrestua i pari për vrasjen e dyfishtë në Laç, Kreshnik Tusha kërkon lirinë, dep

24 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
“S’keni prova të më implikoni”/ U arrestua i pari

TIRANË– Kreshnik Tusha, i pari person që u vu në pranga për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, kërkon lirinë.

Dosja.al mëson se Tusha ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës ku kërkon lirinë. Në shkresë, mësohet se Tushe nën arsyetimin se tashmë autorët e vërtetë të vrasjes janë në pranga, kërkon që të lirohet nga akuzat, pasi tashmë nuk ka asnjë provë që e implikon atë në vrasje.

Më lironi, nuk ka asnjë provë që më implikon në këtë vrasje. Tashmë që atentatorët e ngjarjes janë zbardhur, duhet të lirohem,”- mësohet të thuhet ndër të tjera në kërkesën e Tushes.

Dosja.al ka raportuar ditën e sotme emrat e të gjithë personave, të cilët bashkëpunuan me të akuzuarin si atentatori kryesor, Eduart Lamaj. Ky i fundit është bërë bashkëpunëtor me drejtësinë dhe ka zbuluar edhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë, Ilir Xhepaj, (Lika), 33 vjeç, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), 31 vjeç dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola (të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit), të cilët aktualisht janë shpallur në kërkim.

Lamaj u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A. 30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.

Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e pronarit të hotelit pasi i kishte para borxh, dhe pasi pa që viktimat kishin armë, qëlloi për t’u mbrojtur. Në fakt, në kamerat e sigurisë shihet se autori Lamaj është i pari që qëllon viktimat.

Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë, ndërsa si autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç.  Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi donin ta identifikonin si fajtor. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha kerkon lirine vritet biznesmeni bujar lika bujar lika eduart lamaj kreshnik tusha kerkon lirine vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 13:54

ZVICËR– Ende ka ende shumë dilema sa i përket arsyes së vrasjes, por të afërm të të arrestuarit  janë shprehur se ai mund të ketë vepruar për vetembrojtje,...